C’po ndodh me ciftin Pitt – Jolie,do ndahen apo jo?
Divorci me i perfolur pergjate ketyre javeve nuk po behet akoma.Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk po arrijne te gjejne nje marreveshje,pas kerkeses se Jolie per divorc Pitt nuk po i pergjigjet dhe po qendron ne heshtje.
Sipas mediave amerikane, arsyeja e heshtjes së aktorit është mos gjetja e nje marreveshje për kujdestarinë e fëmijëve. Pitt kërkon të ndajë në mënyrë të njëjtë të drejtën për të mbajtur 6 fëmijët dhe kërkon ta zgjidhë çështjen privatisht.
Nga ana tjetër Jolie kërkon kujdestarinë e plotë të tyre, duke i lënë ish-partnerit të saj të drejtën për t’i takuar ata një herë apo dy herë në javë, siç e parashikon ligji. Por mediat në SHBA shkruajnë se pas këtij ngërçi mund të fshihet edhe një episod dhune që dyshohet se ka ndodhur në një avion privat mes Brad Pitt dhe njërit prej fëmijëve, djalit 15-vjeçar Maddox.
Mendohet se departamenti i shërbimeve familjare është ende duke hetuar rreth çështjes. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund marrëdhënies së tyre 14-vjeçare, duke sqaruar se vendimi erdhi për të mirën e familjes.