Cristiano Ronaldo: Atësia më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi në jetë
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ndër personazhet më të spikatura në mediat ndërkombëtare jo vetëm për performancën e tij në fushën e gjelbër por edhe për jetën e tij private. Së shpejti, ai pritet që të bëhet baba për herë të katërt, pasi është bërë e ditur se ai dhe e dashura e tij Georgina presin të bëhen prindër të një vajze. Gjatë një interviste për revistën spanjolle “Hola”, ylli portugez ka folur pak më gjerësisht rreth jetës së tij familjare dhe ndjenjës së atësisë.
“Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin, më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”, ka thënë ai.