Cristiano Ronaldo dhuron sërish gjak dhe bën thirrje që të gjithë të ndjekin shembullin e tij
Cristiano Ronaldo merr pjesë vazhdimisht në aktivitete të ndryshme humanitare. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa bënë thirrje për të dhënë gjak.
“A po dhuroni rregullisht gjaku dhe plazma? Mendoni se kush mund të jetë pranë jush herën tjetër që ju dhuroni. Bëhu i pari. Shpëto jetë! Regjistrohu për të dhuruar tani.”, ka CR7 në rrjetet e tij sociale. Kujtojmë se 33-vjeçari në shumë raste ka ndihmuar njerëzit në nevojë sidomos fëmijët palestinezë.