Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e 33-të, bie në sy mungesa e partneres së tij
Mesa duket 5 shkurti është një ditë e shënuar për futbollin, pasi disa nga futbollistët më të mirë në botë kanë ditëlindjen. Njëri prej tyre është Cristiano Ronaldo.
Ylli i Real Madridit i cili sot ka festuar ditëlindjen e 33-të ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me një tortë në dorë.
Krah fotos futbollisti shkruan: “Faleminderit të gjithve për urimet në ditën time të lindjes”.
Ronaldo ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar të publikojë një foto vetëm, pa praninë e partneres së tij, me të cilën sipas mediave situata është e komplikuar për shkak të mesazheve që ylli i Real Madridit ka shkëmbyer me një tjetër modele.