Cristiano Ronaldo iu kundërpërgjigjet akuzave për përdhunim me foton familjare
Ish-modelja Kathryn Mayorga pretendon se Cristiano Ronaldo e përdhunoi atë në një suitë në Palms Casino Resort në Las Vegas në vitin 2009 por ylli portugez ka mohuar me forcë akuzat. Përballë akuzave për përdhunim Cristiano Ronaldo vendos të kundërpërgjigjet duke publikuar një foto të rrallë të familjes së tij.
Ai publikoi për 142 milionë ndjekësit e tij në Instagram një foto me të dashurën e Georgina Rodriguez, binjakët Mateon dhe Evën, dhe vajzën Alana Martina. Të dyja vajzat shihen të veshura me rozë, ku njëra qëndron në prehrin e Ronaldos dhe tjetra në prehrin e modeles. Kurse Mateo shihet duke luajtur me topin e verdhë.
Bashkëngjitur postimit të tij Ronaldo shkruan:”Dashuritë e mia”. Djali i madh i portugezit, Cristiano Ronaldo Jr, nuk është i pranishëm në foton e publikuar nga futbollisti.