Cristiano Ronaldo lë një shumë të madhe bakshish për punonjësit e restorantit ku ai qëndroi
Përpara kalimit tek Juventus, Ronaldo shijoi disa ditë pushime në ishujt e Greqisë së bashku me familjen e tij. Mund të konsiderohet padyshim fat për punonjësit e një resortit ku ai qëndroi pasi futbollisti pas largimit ka lënë një shumë të madhe bakshish.
Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit në resortin “Kosta Navarino”, ku me sa duket se ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar. Sipas “The Sun” lojtari i ri i Juventusit ka lënë në fund një “çek” me vlerën rreth 20 mijë euro dhe ka kërkuar që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.