Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino , mijëra tifozë i urojnë mirëseardhjen
Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në orët e mbrëmjes në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit pas 9 sezonesh tek Reali i Madridit. Gjashtë makina Jeep ishin vënë në pritje të Ronaldos, që prej 3 orësh, ndërsa rreth 30-40 tifozë kishin preferuar t’i uronin sërish mirëseardhjen në aeroport.
CR7 do të startojë nesër stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour. Gjithsesi Ronaldo do të vijojë me programin e diferencuar, për t’iu bashkuar grupit vetëm më datë 12 Gusht, ndërsa debutimi pritet të bëhet në transfertën ndaj Chievos në Verona, që përkon edhe me ndeshjen hapëse të Serisë A