Lajme

17 November 2017

Cristiano Ronaldo me një objektiv të ri për të ardhmen…

||
0 Comment
|

Gjatë një interviste të dhënë për revistën franceze “L’Equipe”, Cristiano Ronaldo ka lënë të nënkuptohet se ka filluar të barazojë objektivat e ndryshëm që ka në jetë. Ai dëshiron të bëjë fëmijë po aq sa edhe “Topa të Artë”. Deri më tani futbollisti më i mirë në botë ka fituar katër herë trofeun e madh, por kujtojmë gjithashtu se ai ka edhe 4 fëmijë.

“Dëshiroja të kisha një familje të madhe. Dëshiroja të kisha fëmijë, ku jeta pa ata është asgjë. Dua t’i kem shtatë fëmijë, po aq trofe edhe ‘Topa të Artë’”, është shprehur Cristiano.

Portugezi ditë më parë është bërë baba edhe i një vajze të re, të cilën e ka sjellë në jetë e dashura Georgina Rodriguez. Lojtari me shumë mundësi pritet të fitojë edhe këtë vit “Topin e Artë” dhe duhet ta shohim nëse do të bëhet edhe baba i fëmijës së pestë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com