Cristiano Ronaldo mund të ketë gjithçka por jo tatuazhe në trupin e tij, ja arsyeja….
Shumë futbollistë por edhe yje të tjerë të njohur nuk hezitojnë të realizojnë në trupin e tyre tatuazhe të ndryshme. Por diçka e tillë nuk është synim i futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo. Arsyeja pse lojtari i Real Madridit nuk bën tatuazhe është sepse ai dhuron rregullisht gjak.
“Të gjithë ne mund ta bëjmë dallimin duke dhuruar gjak. Çdo dhurim mund t’u shërbejë njerëzve në situata emergjente dhe për nevoja afatgjata të trajtimeve mjekësore. Prandaj jam entuziast për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe për t’i inkurajuar njerëzit në gjithë botën që të bëhen dhurues të përhershëm të gjakut dhe të ndihmojnë që të shpëtojnë jetë”, është shprehur Ronaldo në një nga intervistat e tij.
Dhuruesit e gjakut të cilët bëjnë tatuazhe, duhet të presin me muaj për të dhënë gjak, ndërsa Cristiano nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Po ashtu, gjaku i tyre duhet t’iu nënshtrohet disa testeve mjekësore, para se të përdoret.
Zemërgjerësia e Ronaldos nuk mbaron këtu. Ai është gjithashtu edhe dhurues i palcës kockore. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë vendosi ta dhuronte palcën e tij kockore kur djali i ish-futbollistit portugez, Carlos Martins, kishte probleme shëndetsore.
Celebration time…Join me and give a gift for life! Sign up to donate blood and plasma at https://t.co/4kjqXfhE25 pic.twitter.com/yIWgzp5PZG
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) 30 dicembre 2017
Excited…tomorrow is #WorldBloodDonorDay! Be 'also' the one☝️ ! #BETHE1Donor #WorldBloodDonorDay pic.twitter.com/RNo22XBImH
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) 13 giugno 2017