Cristiano Ronaldo zbulon emrin e vajzës që do të vijë në jetë brenda pak muajve
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve, Mateos, Cristiano Ronaldo Junior dhe vajzës Eva Maria. Brenda pak muajve ai pritet të bëhet baba për herë të katërt. E dashura e tij Georgina Rodriguez do të lindë pas dy muajve, dhe mësohet se gjinia e foshnjës është vajzë.
Por nuk është ky detaji i vetëm që është zbuluar për fansat e dyshes, sepse Cristiano së fundmi bëri të ditur në një lidhje direkte me 113 milionë ndjekësit e tij në llogarinë personale në Instagram edhe emrin që çifti kanë vendosur për vajzën e tyre.
Emri i vajzës së tij të dytë do të jetë Alana Martina dhe ka ardhur si bashkim i dy emrave që dyshja kanë propozuar së bashku, Alana – ishte dëshira e Cristiano Ronaldos, ndërsa Georgina propozoi emrin Martina, dhe bashkim i tyre solli vendimin final.