Lajme

28 July 2018

Daddy Yankee elektrizon të pranishmit me performancën e tij në sheshin Skënderbej

Daddy Yankee natën e mbrëmshme dhuroi një performancë fantastike në sheshin Skënderbej duke  elektrizuar publikun e pranishëm në shesh.

Koncerti startoi në orën 20:00, dhe si fillim u hap me performacën e Encë-s dhe të reperit Ledri Vula. Më pas skena ishte e gjitha për Daddy Yankee. Ai këndoi disa nga HIT-et e tij, madje s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi këndoi së bashku me të gjithë personat që ishin në Sheshin Skënderbej, këngën e tij më të famshme, ‘Despacito’.

Por vëmendje të madhe mori edhe Enca duke performuar HIT-et e saj, madje këndoi për herë të parë këngën e saj më të re që nuk është publikuar ende, ‘Kujt po i han’. Njëkohësisht edhe Ledri Vula, rrëmbeu si gjithmonë vëmendjen e fansave me performancën dhe këngët e tij.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com