Dafina bllokohet ne youtube…ndodh serish
Nese do klikoni ne videon e Dafina Zeqirit,”Ndjenje Tjeter” ,postuar edhe ne rubriken tone videot e fundit,do te vini re nje shkrim nga Youtube gjysme shqip dhe gjysme anglisht,ku ne fund thote “by lavire paguajborxhin”… E dime se eshte hera e disate qe kengetares Dafina Zeqiri i ndodh i tille fenomen,por me ate shkrim lindin pikepyetje. Sipas disa kengetareve,ekzistojne kompani te cilat ne te shumten e rasteve jashte territorit shqiptar dhe kosovar,ne kembim te mirembajtjes se faqeve zyrtare tyren,marin nje perqindje perfitimi nga te ardhurat qe perfitohen nga youtube ne lidhje me reklamat dhe klikimet. Por cfare jane vertete keto borxhe,kur dihet se edhe te ardhurat qe perfitohen nga Youtube menaxhohen nga keto kompani. Na duhet te presim nje prononcim te kengetares se mirenjohur,ne te cilen mund te zbardhe shume pikepyetje. Nuk eshte as rasti i pare edhe per kengetare te tjere shqiptare,ku bllokohen videot dhe performancat e tyre,ketu vlen te permendim rastet e shumeperfolura te Three Dots, Etnon ,Big Basta,Adrian Gaxha,etj.