Dafina në hapat e Amy Winehouse
Ajo sapo ka publikuar projektin e parë në tregun muzikor ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila ka realizuar një prej ëndrrave të saj më të mëdha, atë të futjes në tregun amerikan.
Kënga e saj “Four Season”, ka rezultuar një sukses i madh dhe kjo shihet nga vëmendja e madhe që mediat shqiptare dhe ato të huaja i kanë kushtuar këngëtares.
Por duket se Dafina suksesin e ka të garatuar dhe kjo falë bashkëpuntorëve të saj. Permes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Dafina ka treguar se tashmë ajo bashkëpunon me Gary Noble, i cili ka miksuar dhe masterizuar albumin e legjendës, Amy Winehouse.