Dafina Zeqiri gati për prezantimin e këngës së re, ja kur do të publikohet
Kanë kaluar 6 muaj që nga koha kur Dafina Zeqiri bëri debutimin e saj muzikor në tregun amerikan. “Four Season” ishte projekti me të cilin Dafina u prezantua në tregun e huaj, një këngë që mori mjaft vlerësime pozitive e u komentua shumë edhe për pjesmarrjen në videoklip të reperit French Montana.
Por me sa duket artistja do të rikthehet me një projekt të ri për të cilin ka dy javë që ka paralajmëruar publikimin e gjerë.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një pjesë të këngës të shoqëruar me një video muzikore, e cila do të publikohet ditën e enjte dhe titullohet “Told Ya”.