Dafina Zeqiri koncert në New York në muajin nëntor
Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila është duke ndërtuar karrierën e saj profesionale në Amerikë, pak kohë më parë ka sjellë disa projekte të reja muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.
“Four Sesons” dhe “Told Ya” mbajnë titullin dy projektet e saj në anglisht, të cilat kanë marrë vlerësimin e duhur nga publiku. Dafina është e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, në të cilat ajo promovon për publikun edhe më shumë projektet e saj muzikore. Në një postim të fundit të saj në rrjetin social Instagram ajo tregon se koncerti i saj i radhës do të jetë në New York, dhe do të mbahet më datën 9 nëntor.