Dafina Zeqiri konfuzon fansat pas fotos së publikuar krah Ledrit
Dy këngëtarët më të njohur e më të komentuar të showbizit shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, 6 vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre, lidhje për të cilën u përfolën mjaft në media.
Megjithëse morën vendimin e ndarjes, Dafina dhe Ledri u rikthyen për publikun duke bashkëpunuar në muzikë dhe duke arritur mjaft sukses.
Por një postim i këngëtares disa orë më parë i ka habitur të gjithë fansat. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet krah Ledrit. Foto është shkrepur gjatë një skene të vjetër të videoklipit ‘Got your back’, ku dy këngëtarët kanë bashkëpunuar. “Më mungojnë këto flokë”- ka shkruar Dafina, duke i bërë të gjithë fansat të dyshojnë se
në fakt Dafinës i mungon Ledri dhe jo flokët e saj.