Lajme

07 February 2019

Dafina Zeqiri pjesë e protestës në Kosovë ”Bac, edhe sa thirrje?”

Ditën e sotme në Drenas të Kosovës u organizua një protestë masive  nisur nga rasti tronditës ku një polic dhe një mësues kishin abuzuar me një të mitur.

Protestës masive i janë bashkuar edhe figura të njohura, përfshirë këtu edhe Dafina Zeqirin, Nora Istrefin etj.

 “Kjo protestë është pak krahas asaj çka duhet bërë për t’u parandaluar dhe ndëshkuar dukuritë e tilla në vendin tonë, ku vajzat, si ato të reja në moshë, e po ashtu ato më të rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi të gjitha, nuk kanë as ku të ankohen ose të kërkojnë ndihmë. Edhe ndihma e kërkuar kthehet në ankth. Duhet të gjithë t’i bashkohen iniciativës së nisur, me shpresë që një ditë të bëhet mirë!” – shkruan Dafina

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com