Dafina Zeqiri pranon se ka vuajtur nga depresioni: Familja dhe miqtë e mi nuk e dinë çfarë kam kaluar
Tema e depresionit është përfolur shumë në media kohët e fundit. Pas rasteve të fundit të vetëvrasjeve të ndodhura, po i kushtohet gjithmonë dhe më shumë rëndësi, në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen që depresioni është një sëmundje që mund të kurohet. E fundit që ka folur rreth kësaj çështje ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar në Instastory një shkrim të Jada Pinket Smith, ku aktorja tregon për pasojat e depresionit dhe po ashtu ajo ka rrëfyer se edhe vetë është përballur me depresionin.
Në postimin e saj ajo shkruan:”Shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar. Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër”.