Dafina Zeqiri vendos të jetë një “egoiste” në vitin 2018
Tani që edhe pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, thuajse të gjithë njerëzit i vënë vetes një listë qëllimesh për t’i përmbushur në vitin që po vjen.
Janë të njohura “Rezolutat e vitit të ri”, ajo lista e gjërave që premton se do i bësh në vitin e ri, dhe që për shumë arsye nuk arrite ti bësh realitet gjatë këtij viti.
Një të tillë ka edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, që për momentin nuk ndodhet në Kosovë por po përpiqet të krijojë karrierë muzikore në Shtetet e Bashkuara.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram, me një mbishkrim që tingëllon disi i ashpër.
“Në 2018-tën, do jem një egoiste! Nëse nuk je në rrethin tim, tung-tungjatjeta!”, ka shkruar Dafina. Nuk dihet arsyeja pse Dafina ka marrë një vendim të tillë.