Dafina Zeqiri “xhelozon” këtë aspekt të Kylie Jenner…
Edhe këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri është ndalur dhe ka komentuar familjen Kardashian. Dafina duket se ka shprehur pak xhelozi për faktin se miqtë e ngushtë dhe familja e 20-vjeçares Kylie Jenner bënë çdo gjë që shtatzania e saj të mbetej sekret për aq kohë sa Kylie kërkoi.
Dafina ka shkruar në Instagram-in e saj se do të dëshironte të kishte miq kaq të mirë sa ato të Kylie Jenner.
“Kylie ka miq të vërtetë, ata nuk zbuluan asgjë për 9 muaj rresht. Këto janë lloji i miqve që dua të kem rreth vetes”, shkruan ajo në postimin e saj.