Lajme

14 December 2017

Dakota Johnson dhe Chris Martin në një lidhje dashurie?

||
0 Comment
|

Sipas revistës amerikane “Us Weekly”, historia e dashurisë së Chris Martin dhe Dakota Johnson është serioze. Të lidhur nga pasioni për muzikën dhe udhëtimet, të dy kanë shkuar bashkë në Izrael në një koncert të Nick Cave. Ashtu si ish bashkëshortja Gwyneth Paltrow me të cilën ka marrëdhënie të mira, edhe Chris Martin është sërish i lumtur në dashuri.

Sipas revistës: “Dakota dhe Chris po frekuentohen së tepërmi. Po njihen shumë mirë dhe ndihen mjaft mirë me njëri tjetrin. Chris i dërgon Dakotës muzikën e tij për të marrë mendimin e saj. Është diçka më shumë sesa një flirt i thjeshtë”.

Dhe ndërsa shtohen zërat mbi ta, Chris e Dakota bëjnë gjithçka për të ruajtur privatësinë, sepse asnjë fotograf nuk ka arritur ti fotografojë në sjellje konfidenciale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com