Dakota Johnson dhe Chris Martin pushime në Paris
Dakota Johnson e njohur për rolin e saj në trilogjinë “50 Shades”, ku shfaqet si një personazh aventuresk dhe e gatshme për të pasur eksperienca të reja të jetës romantike dhe seksuale, në jetën reale është krejtësisht ndryshe.
Prej javësh aludohet se Dakota Johnson është në një lidhje romantike me Chris Martin dhe së fundmi dyshja janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në aeroport.
Destinacioni i tyre për disa ditë pushimi larg vëmendjes së medias ka qënë Parisi, qyteti më romantik në botë.
Dakota dhe Chris fillimisht janë parë së bashku në një koncert të Cold Play në Argjentinë ndërkohë që burime për “Daily Mail” kanë raportuar se ata janë të dashuruar dhe gjithmonë zhvendosen në destinacione të ndryshme për pak privatësi.