Dakota Johnson dhe Jon Hamm në një lidhje dashurie?
Dakota Johnson dhe Jon Hamm janë fotografuar së fundmi në një darkë romantike, duke ngritur në këtë mënyrë dyshimet se kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.
Sipas “Page Six” aktorja 28-vjeçare është fotografuar duke pirë verë më aktorin e “Mad Men” në një restorant në Kingside. Dyshja ka qëndruar së bashku rreth 2 orë, dhe dukeshin vërtet të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo është hera e parë që dy aktorët e famshëm fotografohen së bashku.
Jon është ndarë nga partnerja e tij në 2015, ndërsa Dakota është ndarë me të dashurin e saj prej 2 vitesh në 2016.