Dakota Johnson me poza joshëse në kopertinën e “Allure”
Dakota Johnson është në formën e saj më të mirë gjatë promovimit të “Fifty Shades Freed”, dhe këtë e ka vërtetuar teksa ka pozuar me të brendshme për “Allure”. Ajo duket tejet atraktive dhe me poza joshëse që kanë habitur vërtet fansat.
Aktorja që njihet për skenat e nxehta në filmin “Fifty Shades of Gray” është shfaqur mahnitëse në kopertinën e kësaj reviste.
Bukuroshja 28 vjeçare, për “Allure” u shpreh se :” Pavarësisht se duhet të tregohet e fortë për të punuar në Hollywood, është shumë e ndjeshme. Thellë jam e hapur dhe e dashur”.