Dakota Johnson ndan me fansat numrin e saj të telefonit për një arsye emocionuese
Mund të duket e pabesueshme por aktorja e njohur, Dakota Johnson ka ndarë me fansat numrin e saj të telefonit. Tani ajo do të përballet me shumë telefonata dhe mesazhe akustike. Gjatë festivalit të “Global Citizen” në New York, Dakota i kërkoi të pranishmëve ta telefononin dhe të tregonin historinë e tyre, kur i kanë sulmuar seksualisht.
“Dua të ndihmoj të gjitha vajzat dhe gratë rreth botës! Më rrëfeni historinë tuaj. Edhe nëse nuk flasim të njëjtën gjuhë, nuk ka problem. Do të punësoj një skuadër pikërisht vetëm për këtë. Do ta përkthejmë. Dhe nëse doni të më kërcënoni mua, kam një skuadër për këtë gjithashtu. Numri është 212-653-8806”,ka thënë aktorja.
Nëse provoni ta telefononi do të përballeni me sekretarinë telefonike që thotë: “Kjo është Dakota Johnson. Lini një mesazh akustik pas sinjalit dhe do ta rregjistroj dhe ta ndaj historinë tëndë. Kështu që do të mund të jetojmë në një botë ku femra është e barabartë. Faleminderit”.
WATCH: Actress Dakota Johnson shares her phone number on #GlobalCitizen stage and encourages women to call her:
"This is my phone number, and I want you to call me. And I want you to tell me your story in a voicemail." https://t.co/vnTTLys9ru pic.twitter.com/NoKRHbb754
— NBC News (@NBCNews) 30 settembre 2018