Lajme

03 November 2017

Dasara: Ashtu si Klodiana, edhe unë e kam menduar adoptimin e një fëmije

Lajmi i radhës që Dasara ka komentuar gjatë emisionit të saj ka qenë ai për Klodiana Shalën. Rekordmenia shqiptare e garave të shpejtësisë, ka treguar në një program televiziv që ka qenë angazhimi në sport që nuk e ka lejuar të lindte një fëmijë në ato vite.
Megjithatë ajo e ka dashur një fëmijë. Madje ka qenë shumë pranë adoptimit të tij. Ishte drejtuar për këtë arsye në Shtëpinë e Fëmijës dhe një djalë biond me sy bojëqielli, si ta kishte lindur vetë, ia kishte rrëmbyer zemrën. Ishte gati ta merrte në shtëpinë e saj, por mamaja e fëmijës, që vazhdonte e shihte të birin nuk e kishte lejuar.
Nisur nga kjo, Dasara ka treguar se shpesh pas lindjes së fëmijës së parë, e ka menduar adoptimin e një fëmije si një mundësi e mirë, por që për fat të keq në Shqipëri paragjykohet. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com