Dasara: Cili është kuptimi i “I” tek LGBTI?
Në puntatën e radhës të ‘Dasara Radio Show’ është diskutuar rreth programit që është miratuar nga Ministria e Arsimit, për të drejtat e komunitetit LGBTI që po i serviret nxënësve nëpër shkolla. I ftuar për të folur në lidhje me këtë ka qenë Arbër Kodra, drejtor ekzekutivi shoqatës Open Mind Spectrum Albania (OMSA).
Përpos kësaj Dasara e ka pyetur Arbrin në lidhje me kutimin e termit të plotë LGBTI. ” ‘I’ është për interseks, ose siç njihen ndryshe hermafrodit. Janë persona që lindin me të dy organet gjenitale dhe që doktori vendos cilin organ të mbajë. Por kjo më vonë sjell probleme tek individi…”-ka thënë ndër të tjera Kodra. Për të dëgjuar përgjigjen e plotë ndiqni videon më poshtë.