Lajme

27 February 2018

Dasara: Distanconi emrin e Bojken Lakos nga ish-bashkëshortja

Një nga lajmet që ka qarkulluar në media ditët e fundit ka qenë ai i Olesia Duka, të akuzuar nga Prokuroria për përvetësimin e 900 mijë eurove me anë të mashtrimit.
Dikur imazh kopertinash, sot e pandehur për përvetësimin e 900 mijë eurosh me anë të mashtrimit. “Engjelli i klinikës dentare “Shëndent”, një nga më luksozet në Tiranë, është shndërruar në “djall”. Ndaj saj është ngritur një akuzë për përvetësim të mijëra eurove, pas një denoncimi të mbërritur në polici .
Një dcetaj rreth saj që mediat e kanë keqpërdorur ka qenë fakti që vite më parë ajo ka qenë e martuar me artistin e njohur Bojken Lako. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Dasara, e cila është shprehur që mediat duhet ta distancojnë emrin e të pandehurës nga emri i Bojken Lakos pasi marrëdhënia e tyre ka përfunduar shumë vite më parë. Për të dëgjuar komentin e saj të plotë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com