Dasara Karaiskaj: E dashura e Mozzik vdiq të deklarohet pak
Reperi i njohur Mozzik sëfundmi është përfolur për marrëdhënien me bukuroshen Loredana, të cilën nuk ka nguruar për ta bërë publike.
Hitbërësi i “Cocaina” njihet për pasionin e tij për tatuazhet. Njërin prej tyre ai e ka në gishtat e dorës së majtë, ku ka shkruar Ziki. Nuk ka vonuar që pothuajse të njëjtin tatuazh ta bëjë edhe e dashura e tij, Loredana. Ajo ka shkruar inicialet e emrit të saj shoqëruar nga disa simbole në gishtat e dorës së djathtë.
Dasara teksa ka treguar rreth këtij lajmi, është shprehur se përpos bukurisë së Loredanës asja i ra në sy diçka tjetër. “Mua më duket sikur mezi paska pritur që të zërë një të dashur si Mozzik ose edhe vetë Mozzikun, për t’u dukur, për t’u shfaqur e për të treguar se ‘Jam dhe unë, ekzistoj dhe unë’.” -është shprehur drejtuesja e “DaSara Radio Show” për të dashurën e reperit shqiptar.