Lajme

23 October 2018

Dasara Karaiskaj: Elvana Gjata si Bleona

Në ngjarjen dhe krimin e trefishtë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut u përfshi edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila u konsiderua si “molla e sherrit”. Pavarësisht zhurmës së krijuar në media nuk pati asnjë reagim nga ana e saj. Por ditën e djeshme, krejt papritur bashkëpunëtori i saj, PooBear ka publikuar klipin më të ri të këngëtares të titulluar “Shade” dhe të realizuar në gjuhën angleze.

Një fakt të tillë e ka komentuar gjatë emisionit Live në TVT edhe gazetarja e njohur, Dasara Karaiskaj e cila është ndalur tek “zhveshja” e këngëtares në klip, duke e krahasur Elvanën me Bleonën. Dasara shprehet se: “Elvana është e bukur sa të duash nga përpara por kur kthehet prapa ngjan fiks me Bleona Qeretin”. Sipas gazetares ndoshta zgjedhja e Elvanës për tu shfaqur njësoj si Bleona lidhet edhe me përpjekjen dhe odisenë e pafund drejt ëndrrës amerikane.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com