Dasara Karaiskaj: Enca fallso që nga klikimet deri tek fiziku
Më parë thuhej se Enca kishte shumë fansa arabë, të cilët bënin dhe një numër të madh të ndjekësve të saj në Instagram. Faktikisht mund të themi se “King Enca” nuk ka vetëm fansa nga Arabia, por ka në të gjithë botën dhe këtë e vërtetojnë mjaft mirë mesazhet e saj.
Ajo ka bërë një postim në Insta Story ku shkruan: “Ndihem e mahnitur që kam fansa nga e gjithë bota. Jam e gëzuar që shoh gjithë këto vende dhe kultura të ndryshme. Ku jeni dhe si më gjetët mua e muzikën time?”.
Ka qenë ky lajmi që e ka bërë Dasarën të reagojë për fallsitetin e këngëtares shumë të përfolur shqiptare. Sipas saj fallsiteti i Encës është përtej followrsave, arrin deri tek fiziku i saj. “Nuk jam vetëm unë që e them këtë por kushdo tjetër që e ka parë live Encën e di që pamja e saj është shumë larg asaj që nxjerr në rrjete sociale.”- ka thënë ndër të tjera drejtuesja e “DaSara Radio Show”. Komentin e saj të plotë keni mundësi ta ndiqni në videon më poshtë.