Dasara Karaiskaj: Irena Kita më në fund bëri vërtet diçka
Ka disa emra të showbizit shqiptar, të cilët shpesh bien pre e disa bisedave për faktin se nuk është shumë e qartë mënyra dhe arsyeja se përse janë kthyer në persona të famshëm. Kjo ndodh më shpesh me blogeret, dhe Dasara, drejtuesja e emisionit “DaSara Radio Show”, ka zgjedhur të ndalet tek emri i Irena Kitës. Ditën e djeshme, blogerja e njohur ka publikuar në Instagram një video nga fushata ndërkombëtare e kompanisë telefonike italiane “Tim Mobile”. Kjo e fundit ka filluar fushatën reklamuese “Run Wild with Tim”, të cilën e prezantojnë njerëz të famshëm nga e gjithë bota nëpërmjet një kërcimi karakteristik.
“Më në fund, Irena Kita është pjesë e një fushate ku ka edhe qindra të tjerë…, pasi deri më tani nuk e dinim se për çfarë ishte e njohur…”‘ ka thënë ndër të tjera Dasara. Për të ndjekur komention e saj të plotë, klikoni në videon më poshtë.