Lajme

22 November 2017

Dasara Karaiskaj: Ka femra në Shqipëri që zgjedhin vetë të shkojnë në shtrat për karrierë

Një nga lajmet e përfolura më shumë këto ditë ka qenë ai rreth deklaratës së Myfarete Laze e cila e pyetur gjatë emisionit “Thumb” nëse ka dëgjuar për artiste shqiptare që janë ngacmuar seksualisht, u përgjigj: “Vlerësim është dhe ajo. Kur dikush të komplimenton, të ngacmon është edhe vlerësim. Po pantallonat ua heqin atyre që ua kërkojnë. Nuk të heq njeri nëse nuk dëshiron vetë!”.
Nisur nga deklarata e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Dasara zgjodhi të japë mendimin e saj në lidhje me këtë temë. “Nuk është vepër penale kam përshtypjen nëse dikush në këmbim të punës të kërkon favore seksuale…Megjithatë mendoj që në Shqipëri nuk ekziston si problematikë pasi janë vetë femrat ato që u kërkojnë meshkujve që të bëjnë këtë lloj kompromisi…”- ka thënë ndër të tjera drejtuesja e emisionit. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com