Dasara Karaiskaj: Lajm pa asnjë lajm
Lajmi për këngëtaren Arilena Ara, i nisur nga postimi i një fotoje të saj ku shfaqet e veshur me një bluze me mbishkrim “My boyfriend is a surfer”, ka qenë një nga lajmet më të përhapura të ditës në median online. Ky mbishkrim ka mjaftuar që të hamendësohet për një romancë të artistes me një serfist.
Ndërkohë një lajm tjetër i ditës ka pasur protagoniste Amarda Tosken dhe Xhemi Shehun. Mediat janë nisur nga një postim i kësaj të fundit dhe komentit të ish koleges së saj për të bërë lajm mënyrën e komunikimit mes moderatoreve.
Dasara gjatë emisionit të saj “DaSara Radio Show” ka zgjedhur të ndalet tek këto dy “lajme” për t’i marrë si shkas për të bërë një thirrje publikut që të jetë përzgjedhës në atë që klikojnë, dhe njëkohësisht mediave që t’i servirin publikut lajme cilësore dhe mos ta çojnë në këto nivele gazetarinë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë të shkëputur nga “DaSara Radio Show”.