Lajme

25 April 2018

Dasara Karaiskaj: Besi dhe Dajana, llafe ka Egla po hë, mua fleta e gjyqit nuk më erdhi kurrë

Kohë më parë në media bëri mjaft bujë lajmi për marrëdhënien treshe të ish-miss Shqipërisë Egla Harxhi. Por brenda pak kohësh në jetën e Eglës kanë ndodhur ndryshime të mëdha. 3 muaj më parë ajo është bërë nënë e vogëlushit Luxifer dhe marrëdhënia e saj dhe Ale-s me Alesian, partneren tjetër ka përfunduar.

Lidhja e tyre treshe u shoqërua me shumë komente jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur. Dasara ka qenë një prej tyre që nuk ka nguruar të shpreh hapur mendimin e saj në lidhje me këtë. Gjë që pasoi me një kundërpërgjigje nga ana e Harxhit, e cila e kërcënoi se do ta çonte në gjyq.

Një tjetër moderatore, këtë herë Dajana Shabani u shpreh kundër marrëdhënies të tyre aq më tepër të sjelljes në jetë të një fëmije.

“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”, ka thënë Dajana për to.

Egla përsëri është kundërpërgjigjur duke u shprehur se për të Dajana është një gazetare inekzistente.

Nisur nga ky lajm drejtuesja e “Dasara Radio Show” ka treguar vijueshmërinë e ‘konfliktit’ me Eglën, dhe fletën e gjyqit që nuk i erdhi kurrë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com