Dasara Karaiskaj: Për çfarë mund të jetë e përshtatshme një këngë e Luanës?
E ftuar në një emision në radio këtë të hënë, Luana Vjollca ka dhënë një detaj që nuk ka kaluar pa komentuar nga Dasara Karaiskaj.
Një dëgjues i radios shkruajti në formë shakaje se muaj më parë kur u martua, kënga e Luanës ende nuk ishte bërë publike dhe ky do t’i mbetej gjithmonë peng. “Benzina”, sipas dëgjuesit, por edhe këngë të tjera të moderatores duhet të transmetohen apo këndohen në dasma.
Përgjigja e Luanës ka qenë: “Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash. Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mia nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash”.
Pyetja që Dasara shtron është : “Për çfarë mund të jetë e përshtatshme një këngë e Luanës (meqenësë për dasma nuk është e përshtatshme)?
Komentin e saj të plotë e ndiqni në videon më poshtë, shkëputur nga ‘DaSARA Radio Show’.