Lajme

25 October 2017

Dasara Karaiskaj: Të përshëndes Edi Rama me gjithë të “lexuarit” në Parlament

Një prononcim i kryeministrit Edi Rama pas seancës që rrëzoi Prokurorinë duke mos votuar për arrestimin e Saimir Tahirit, ka sjellë një situatë të paprecedentë.
Rama i është kthyer gazetarëve që i drejtonin pyetje për çështjen Tahiri, duke i thënë se janë të paditur, flasin përçart, nuk lexojnë dhe se bëjnë pyetje pa vend.
Kryeministri tha se doli në këtë prononcim vetëm për gazetarët, pasi çfarë kishte mbi çështjen e ish-deputetit të tij, i tha në seancë.

Disa nga shprehjet e tij ishin:

Turp për ju dhe për të gjithë ata që nuk kanë kuptuar gjë akoma. Ju s’keni marrë vesh akoma.
Dola për ju, t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni, dhe për ata që ju paguajnë juve, që janë edhe më shumë pjesë e këtij problemi.
Jeni pjesë e një kazani të madh, jeni pjesë e këtij problemi të madh që ka Shqipëria.
Ku akuzat kërcasin dhe ju thjesht i përçoni ato si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as përgjegjësinë për atë që përçon.
Për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as kuptoni, as doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë.
Pyetje kaq pa vend…
Shko lexo!
Shko kupto!
Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur!
Jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër të bëni ndërlidhësin me publikun.
Flisni përçart!

Kanë qenë të shumtë njerëzit e medias që kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje. Dasara pasi ka lexuar disa prej këtyre reagimeve ka komentuar edhe vetë në lidhje me prononcimin e kryeministrit. Për këtë ndiqni videon më poshtë të shkëputur nga “DaSara Radio Show”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com