Dasara: Nuk martohem nëse nuk këndojnë Klajdi dhe Flori
Kënga më e fundit e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit ka arritur një sukses të madh. Përpos miliona klikimeve në YouTube “Skifterja e zemrës” është një nga këngët më të kërcyera nëpër dasma së fundmi. E rreth këtij fakti ka komentuar edhe Dasara gjatë emisionit të saj “Dasara Radio Show”, ku ka treguar se pavarësisht kësaj Klajdi dhe djemtë e tjerë të Three Dots këndojnë vetëm në koncerte, jo në dasma. E më pas drejtuesja e emisionit, me shaka ka thënë që nuk është martuar e nuk do të martohet nëse Klajdi dhe Flori nuk këndojnë në dasmën e saj. Për më shumë ndiqni videon e shkëputur nga emisioni.