Dashuria e parë nuk harrohet, Justin Bieber në kërkim të Selena Gomez
Justin Bieber i ka dhënë fund beqarisë duke kurororëzuar dashurinë e tij me martesë. Pikërisht në momentin kur ai i propozoi martesë të dashurës Hailey Baldwin, ish-partnerja e tij Selena Gomez pësoi një gjendje të rëndë psikologjike. Për këtë arsye, ajo u drejtua me urgjencë në spital psikiatrik për të marrë trajtime.
Gjatë asaj periudhe, Justin ishte shumë i shqetësuar me të dhe tani po kërkon ta kontaktojë duke e telefonuar qindra herë. Disa burime pranë Selenës tregojnë se ai ka tentuar të hyjë në hotelin ku ajo qëndronte për të folur, por nuk ia ka dalë.
Më 3 janar, kur Selena mori njoftimin se Justin ishte aty, i urdhëroi të gjithë që të mos e lejonin të hynte brenda. Nuk dihet ende se si e ka pritur bashkëshortja Hailey këtë gjë, ndonëse nuk dihet sa e vërtetë është.