“Dashuria- momenti më i bukur në jetë”, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë
Këngëtari shqiptar Skerdi Ago ka vendosur që ta cojë lidhjen e tij të dashurisë në një fazë tjetër. Ai i ka propozuar fejesë të dashurës së tij, gjë të cilën e ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram.
Në videon ku shfaqet duke i vënë unazën dhe duke puthur partneren Vesa Rama, Skerdi shkruajti: “Është e vetmja gjë që kurrë nuk mbahet e fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë – Dashuria. Do të doja që cdo njeri të ndihet i lumtur ashtu siç unë tani”.
Pas kësaj, vërshuan komentet e ndjekësve duke i uruar për fejesën dhe videoja e tyre u shpërnda me shpejtësi në të gjitha faqet rozë në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Skerdi e nisi karrierën që në vitin 2012 me projektin muzikor “Don’t stop” të cilin e solli në bashkëpunim me Faruk Visokën. Suksesin më të madh e arriti në vitin 2014 me këngën “Marley”, të cilën e solli në duet me reperin shqiptar G-UP.