Dasma që mblodhi bashkë VIP-at e që pati shumë surpriza
Dasma e mbajtur mbrëmë e vëllait të Valdrin Sahitit, Dekorit, i cili është po ashtu menaxher i labelit Babasatar, ka mbledhur artistët shqiptarë.
Dekori dhe Adea kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasëm madhështore ku performuan live, Flori Mumajesi, Klajdi, Bruno e Shkurte Gashi.
Në mesin e të ftuarve ishin shumë personalitete të njohur të showbizit si Getoar Selimi me të dashurën Marinën, Liberta Spahiu, Ermal Fejzullahu me bashkëshorten, Nora Istrefi dhe Robert Berisha e të tjerë.
Liberta ka publikuar imazhe në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet duke kërcyer me një pamje mjaft seksi, në dasmën që ka përfomuar Flori, që është përfolur të jetë i dashuri i saj.
Nuk mund të mungonin postimet në rrjete sociale edhe nga protagonistët e mbrëmjes, ku dhëndri postoi në adresën e tij në Instagram një foto gjatë dasmës krah së cilës shkroi: “Falmenderit shume per te gjithe miqt e familjaret tone qe e mrekulluan naten e mbremshme per ne.
Pa te gjithe juve mrame ,ndoshta asgje nga madheshtia jone sdo kishte kuptim .
ONELOVE #SahitiFamily”
Epo të trashëgohet çifti!