David Beckham pjesë e fushatës për luftimin e malarias
Ikona e futbollit botëror, David Beckham, vazhdon me fushatat e tij vetëdijësuese. Ylli i madh britanik ka publikuar një video ku tenton të tërheqë vëmendjen për luftimin e sëmundjes së malarias.
“Më ndihmoni që të tërheqim vetëdijen dhe të shprehim përkrahjen për fushatën #MalariaMustDie. Le t’i japim fund malaiars, për të gjithë”, ka shkruar Beckham në videon e publikuar.
Beckham vazhdon të shijojë jetën jashtë futbollit me fushata të ndryshme.
Ai është i martuar prej kohësh me me Victorian, çifti kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Harper dhe Cruz.