Lajme

21 August 2018

Debati vazhdon….Kozeta Kurti i kundërpërgjigjet deklaratës së Ronela Hajatit

Festivali i Këngës në RTSH edhe këtë vit u shoqërua me një sere polemikash nga ana e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Një ndër debatet më të komentuara ishte ai mes zëdhënëses së ‘Festivalit të Këngës’ Kozeta Kurti me këngëtaren Ronela Hajati. Vetë Ronela u shpreh e pakënaqur për jurinë që përzgjedh artistin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kësaj deklarate Rozeta iu përgjigj se fillimisht ajo duhet të mësonte të fliste në television dhe më pas të gjykonte. Diçka e tillë duket se e acaroi edhe më tepër debatin pasi në një intervistë të dhënë së fundmi, Ronela u shpreh se nuk e njeh fare gazetaren.

“Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”, ishte përgjigjja e këngëtares.

Por menjëherë ka reaguar edhe Kozeta, e cila shfaq në profilin e saj deklaratën e këngëtares dhe krahas shkruan: “Jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e ‘Ora News’-it dhe ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të ‘Universitetit Politeknik të Tiranës’. T’u kujtova? Ronelës së nxituar…” , mbyll postimin e saj Kozeta.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com