Deklarata e Madonës nxeh Donald Trump
Presidenti Amerikan Donald Trump ka shpërthyer ndaj divës së muzikës Madonna, pasi ka zbuluar deklaratën e këngëtares se një herë kishte menduar të hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, presidenti është shprehur se Madonna është e neveritshme.
“Ajo është e neveritshme”, ka thënë ai. “Mendoj se lëndon shumë veten e saj. Mendoj se është ndjerë e lënduar gjatë gjithë kësaj kauze. Mendoj se ajo që tha është shumë e turpshme për vendin tonë”.