Lajme

18 December 2017

Deklarata shokuese e ish mikut të reperit: Jay-Z meriton të vdesë dhe trupi i tij duhet t’i ushqehet krokodilëve

Kërcënime të rënda kanë shkuar për reperin e famshëm Jay-Z nga ish miku i tij George Zimmerman. Debatet mes ish miqve janë bërë publike në dokumentarin e reperit.

Ai i ka kushtuar një kaitull të tërë së shkuarës së tij problematike duke e titulluar: “Rest in Power: The Trayvon Martin Story”. Sipas Zimmerman, në vitin 2012 Jay-Z ka kërcënuar në mënyrë të tërthortë familjarët e tij dhe kjo është krejtësisht e pafalshme.

Babai i tre fëmijëve ka qenë i ftuar për drekë në shtëpinë e Zimmerman ku ka ofenduar rëndë anëtarët e familjes së tij. George asokohe ka kërcënuar duke thënë publikisht se Jay-Z meriton të vdesë dhe trupi i tij duhet t’i ushqehet krokodilëve.

Tashmë i gjithë publiku ka akses mbi dokumentarin e tij dhe i pari që e ka shtënë në dorë është pikërisht armiku i reperit. Portali “The Blast” së fundmi ka raportuar se Zimmerman është i gatshëm të lërë pas të kaluarën e hidhur dhe të rregullojë marrdhëniet me Jay-Z.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com