Demetrius Shipp Jr përballet me probleme
Demetrius Shipp Jr është duke kaluar kohët e fundit disa probleme me ish bashkëshorten e tij.
Ai luajti rolin e Tupac në biopikën kontroverse “All Eyes On Me”.
Për shkak të dhunës që ai supozohet se ka ushtruar, aktorit i është dhënë një urdhër kufizues i përkohshëm, që e detyron atë të qëndrojë larg nga nëna e dy fëmijëve të tij.
Urdhri është në fuqi derisa çifti të takohet në gjykatë për një seancë dëgjimore më 13 tetor.