Demi Lovato dhe ish i dashuri rikthehen së bashku, ja çfarë i ribashkoi
Wilmer Valderrama mbetet personi që e mbështet më shumë Demi Lovaton sa herë që ajo gjendet në vështirësi. Edhe pse aktualisht është thjesht ish-i dashuri i saj, Wilmer i ka qëndruar pranë këngëtares, sidomos ditët e fundit pas mbidozës që i rrezikoi jetën dhe ditëve të rehabilitimit.
Pavarësisht se nuk janë më bashkë, edhe pse kanë përjetuar një histori dashurie që zgjati gjashtë vite dhe përfundoi në vitin 2016, ai mundohet që ta vizitojë dhe kontrollojë Demi-n sa më shpesh. Ndjenjat mes tyre asnjëherë nuk u shuan plotësisht.
“Ai e ka bërë atë prioritetin e tij tashmë dhe ata asnjëherë nuk i humbën ndjenjat. Edhe pse janë ndarë, kur personi që ti do kalon momente krize të tillë, ndjenjat e tua të vërteta dalin në pah. Ai është fiks, po aq i mirë njësoj siç Demi e ka përshkruar në intervistat e saj”,- është shprehur një burim.
Jo vetëm Demi por e gjithë familja mendojnë se Wilmer do të luajë një rol thelbësor në shërimin e këngëtares. Që prej datës 4 gusht, Demi është shtruar në rehabilitim.