Demi Lovato tërësisht e varur nga droga dhe alkooli në të kaluarën
Këngëtarja Demi Lovato,në një rrëfim për dokumentarin “Simply Complicated”, ka treguar se përdorte lëndë narkotike ndërkohë që ishte në turne për të promovuar dhënien fund të përdorimit të drograve.
Ylli i pop-it në vitin 2010 shkoi në një qendër rehabilitimi për të kërkuar ndihmë për varësinë nga alkooli dhe drogërat si edhe merrte terapi të ndryshme për problemet me të ushqyerit.
“Nuk isha duke e përmbushur programin tim, nuk isha gati të hiqja dorë nga drogërat dhe alkooli. Përdorja kokainë nëpër aeroplane, në tualete, e pija gjatë gjithë natës edhe pse udhëtoja për të promovuar dhënien fund të përdorimit të subsatancave”, shprehet Demi.