Demi Lovato tregon detaje mbi festën e çmendur me reperët e njohur në shtëpinë e saj
Demi Lovato ka lënë reperin Snoop Dogg të tymosë marijuanë brenda shtëpisë së saj gjatë një party që kishte organizuar, pasi nuk arrinte dot t’i thoshte që të mos ta bënte.
Hitbërësja e “Heart Attack” tregoi gjatë intervistës për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” se për videoklipin e “Sorry Not Sorry” ishte inspiruar nga një festë e organizuar në shtëpinë e saj, e cila doli jashtë kontrollit kur erdhën disa reperë.
“Sapo kisha kaluar një ndarje, isha e vetme. Mendova ‘Dua të takoj njerëz’, – kujton ajo, duke i thënë Jimmit se si thirri një nga shokët e saj dhe i sugjeroi që të sillte disa miq.
25-vjeçarja priste vetëm një mbledhje të vogël miqsh kështu që ajo u habit kur reperët përfshirë Snoop, French Montana , Ty Dolla $ign dhe Wiz Khalifa u shfaqën.
“Unë reagova:,’Prit një sekondë, thjesht dëshiroja të kisha disa njerëz që të kalonim një mbrëmje të këndshme, tha ajo. “Dhe krejt papritur shtëpia ime ishte e mbushur me tym kudo … U kërkova të mos pinin duhan brenda por jashtë.”
Ndërsa përsa i përket Snoop-it artistja tregoi që atij nuk mund t’ia kërkonte këtë gjë, ndaj i tha të bënte çfarë të donte.
Demi është ndarë nga aktori Wilmer Valderrama në qershor të vitit 2016 pas gjashtë vitesh sëbashku.