Desata Metaj sulmon Jonida Shehun ”Nuk dilni dot nga lëkura e provincës”
Emisioni i fundit i Jonida Shehutishte pikërisht për Tiranën ku ndër të tjera u fol për traditat dhe zakonet.
Por ky emision nuk i ka pëlqyer aspak gazetares së njohur të Klan Desada Metaj, e cila i është kthyer keq Jonidës.
Konkretisht gazetarja kapet me një pyetje të Shehut për përdorimin e termit “katnar” nga kryeqytetasit. Metaj i jep shpjegim fjalës, duke mos u kursyer aspak me moderatoren Shehu.
“Kujt i thoni “katnar” ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.
Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.
Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”, shkruan Metaj në një postim në Facebook.